Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kur shteti jua paguan qiranë? Hyjnë në fuqi kriteret e reja

21:13 / June 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që u japin të drejtë, kryesisht familjeve nga grupe të pa favorizuara apo me të ardhura të ulëta,  që të përfitojnë pagesën e qirasë nga buxheti shtetit.

Në total janë 17 kategori që përfitojnë që nga individët me statusin e jetimit, tek viktimat e dhunës, komuniteti rom dhe egjiptian, gratë e vetmuara, etj. Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila përcakton dhe vlerën konkrete të subvencionimit të qirasë për banesat në pronësi të pronarit social në tregun e lirë.

Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/familje llogaritet si diferenca ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit.  Sipas vendimit, masa e subvencionimit të qirasë është:

a) e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura;

b) e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes;  Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të tjera të ligjshme për individët/familjet që përfitojnë prej tyre;

c) e barabartë me zero, kur një familje me të ardhura mujore mesatare shpenzon më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Për shembull. Një familje me 4 persona, me të ardhura familjare 60 mijë lekë në muaj, përfiton një apartament 2+1.

Sipas kritereve, familja përfshihet në grupin e dytë, me të ardhura të ulëta, dhe mund të shpenzojë vetëm 20 për qind të tyre për qiranë, çka do të thotë se pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i shtetit. / SCAN

pension qira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.