Jo gjithçka që shohim në ekran është ashtu siç duket dhe jo çdo momenti duhet t’i besojmë.
Ok, e kuptojmë që për hir të skenës që do të paraqitet, dikush duhet të aktrojë, por ndonjëherë plani shkon keq.
Kështu ka shkuar edhe për këngëtaren Soni Malaj, e cila ka qenë duke xhiruar baladën e saj të dashurisë por shpesh gjatë filmimeve e ka kapur e qeshura.
“Çfarë ndodh në të vërtetë prapa videove muzikore.”- shkruan Soni krahas videos së saj.
