Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave.
Ja disa kura natyrale të cilat mund t’i përdorni kundër gurëve në veshka:
1. Uji
Uji përbën një nga mënyrat më të mira për të parandaluar gurët në veshka. Espertët rekomandojnë pirjen e tetë deri në dymbëdhjetë gota me ujë në ditë për të ngadalësuar formimin e gurëve në veshka.
2. Lëngu i Limonit
Përbërësit e limonit shpërbëjnë depozitat e kalçiumit. Ekspertët rekomandojnë pirjen e ujit me lëng limoni në mëngjes dhe disa orë përpara darkës.
3. Borziloku
Përbërësit e borzilokut ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të acidit urik duke vështirësuar formimin e gurëve në veshka. Acidi acetik tek borziloku ndihmon në shpërbërjen e gurëve. Përdorni një lugë çaji me lëng borziloku çdo ditë.
4. Uthulla e Mollës
Sipas të dhënave, acidi citrik tek uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e depozitave të kalçiumit në veshka. Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni disa herë në ditë përpara vakteve për tretjen e gurëve.
5. Lëngu i Selinosë
Selinoja përmban antioksidantë. Përzieni dy kërcenj selinoje me ujë në një mikser dhe pijeni lëngun çdo ditë kundër gurëve në veshka.
6. Lëngu i Fasuleve
Fasulet përmbajnë magnez, një mineral që zvogëlon gurët në veshka. Ziejini fasulet për 5 deri në 6 orë. Kullojeni lëngun me një napë të pastër dhe pijeni gjatë ditës.
7. Vaji i Ullirit
Ky vaj është shumë i pasur dhe i dobishëm për të lehtësuar daljen e gurëve nga organizmi. Nga studimet që i referohet AgroWeb.org nëse konsumoni 150 ml vaj ulliri në mëngjes dhe pasdite, krahas disa prej kurave të lartpërmendura, do të keni më pak dhimbje.
8. Lëngu i Shegës
Shega është e pasur me antioksidantë dhe pakëson gjasat e formimit të gurëve në veshka. Lëngu i këtij frut vështirëson formimin e gurëve.
8. Lulerradhiqja
Ekstrakti, çaji ose lëngu i lulerradhiqes ndihmon në daljen e shpejtë të gurëve nga organizmi. Nëse e bëni çaj ose lëng, sipas të dhënave të AgroWeb.org ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 deri në 3 gotave në ditë.