Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kurbin/ Arrestohet 34-vjeçari i cili kultivonte kanabis në kova brenda shtëpisë

10:31 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurbin 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, ai kishte përshtatur një dhomë në banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Arrestimi i tij u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Ndërkohë, uniformat blu proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe faturiste e OSHEE-së së zonës, për shpërdorim detyre.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, në ambientet e banesës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në Kurbin.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit M. J.(P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. J.(P.), 34 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasja R. Ll., 46 vjeçe, banuese në Laç, me detyrë faturiste e OSHEE-së.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.