Këngëtarja Loredana Zefi ka postuar dy foto nga ndeshja e mbrëmshme, Zvicër-Serbi, duke treguar mbështetjen dhe entuziazmin pas fitores së skuadrës zvicerane.
“Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e një fotografie ku dallohen futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Në një tjetër postim, Loredana ka publikuar edhe një foto të saj, duke pozuar me gishtin e mesit.
