Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mund të jetë ndër të parët institucione në vend që po udhëheq me inovacionin, digjitalizimin, informatizimin në Shqipëri dhe në rajon.
Institucioni ka prezantuar sistem-programin e ri të Regjistrit të Mjeteve, eDPSHTRR 2.0 që integron dhjetëra shërbime, funksione e nënsektorë të menaxhimit operativ qendror, që po implementon sëbashku me pajisjet informatike të fjalës së fundit, servera e rrjet, paisje për sportelet dhe që do lidhen e do furnizojnë sistemin me çdo të dhënë.
Për herë të parë informatizohet tërësisht edhe DTSH, prodhimi i targave dhe shtypshkronja e DPSHTRR, duke e digjitalizuar çdo operacion dhe lëvizje inventari financiarisht e si praktika!
Në këtë mënyrë zerohen mundësitë e rryshfetit nga sporteslitët, jep mundësinë e ndjekjes së çdo veprimi, automatizime e raporte dinamike.
Programi eDPSHTRR që përdoret nga sportelet e institucionit do të jetë jo vetëm për të gjitha proceset në lidhje me regjistrimin e mjeteve. Gjithashtu do të përfshijë në këtë sistem edhe digjitalizimin e porositjeve të targave, sistemi i brendshëm i DPSHTR. Pra, nga porositja te transporti në drejtori rajonale.
