Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kursimet e familjeve shqiptare ishin 8.4 herë më të larta se borxhet më 2019

08:48 / November 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke qilim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasuritë financiare të familjeve shqiptare në formën e depozitave dhe llogarive bankare, sigurimeve në skemat e pensioneve, derivateve financiare etj arritën vlerën e 2 trilionë lekëve në vitin 2019. Kjo shumë ishte 8.4 herë më e madhe se borxhet që ata kanë.

Banka e Shqipërisë publikoi statistikat e llogarive financiare kombëtare prej të cilave rezultoi se vetëm familjet kanë një bilanc pozitiv në raport me qeverinë dhe bizneset pasi i kanë kursimet shumë më të larta se detyrimet.

Të dhënat e Bankës tregojnë se detyrimet financiare të familjeve shqiptare ishin 236 miliardë lekë më 2019, duke u zgjeruar me 8% në raport me një vit më parë. Megjithe bilancin pozitiv detyrimet e familjeve shqiptare u rriten me ritmin më të lartë që nga viti 2013, kur nisi të matej ky tregues.

Banka e Shqipërisë përllogarit se ekonomitë familjare, zotërojnë rreth 33% të totalit të mjeteve financiare të brendshme. Në harkun kohor një viti, mjetet e këtij sektori u zgjeruan me rreth 98 miliardë lekë dhe në fund të 2019 shënojnë 2,002 miliardë lekë.

Instrumenti kryesor i përdorur nga ekonomitë familjare, vijon të jetë “monedha dhe depozitat”, i cili përfaqëson 54% të mjeteve financiare të këtij sektori, në fund të 2019.

Ndërkohë “kapitali dhe aksione në fonde investimi” përbën 35% të totalit të mjeteve financiare, ndjekur nga “letra me vlerë të borxhit” 4% dhe në masë më të vogël pretendimet në “sigurime dhe skemat pensioneve” 0.2%.

Zgjerimi vjetor në mjete financiare të këtij sektori i atribuohet në masën me të madhe rritjes së investimeve në “monedha dhe depozitat” prej 63 miliardë lekë, ndjekur nga zgjerimi i “llogari të tjera të arkëtueshme” prej 27 miliardë lekë, dhe “kapitali dhe aksione në fonde investimi” me rreth 18 miliardë lekë. Ndërkohë, zotërimet në “letra me vlerë” ranë me rreth 10 miliardë lekë.

Ndërsa detyrimet e ekonomive familjare përbëhen kryesisht nga kreditë hipotekore, të cilat zënë peshën më të madhe të totalit, ndjekur nga kreditë konsumatore dhe huatë e tjera. Në një total prej 224 miliardë lekë detyrimi në “hua” të këtij sektori në fund të vitit 2019, kredia hipotekore përbën rreth 52%. Detyrimi në “hua” i ekonomive familjare, referuar fundvitit 2018 u zgjerua me +17.4 miliardë lekë.

Transaksioni (fluksi) në “hua”, pastruar për efekt të kursit të këmbimit dhe ndryshime të treja, gjatë vitit 2019 shënon një zgjerim prej +18.1 miliardë lekë. Detyrimi në “hua” ndaj sektorit të korporatave depozituese përveç Bankës Qëndrore (bankave të nivelit të dytë) u rrit me 12.2 miliardë lekë në nivelin e 194 miliardë lekë, ndërsa “huatë” me institucionet e tjera financiare u zgjeruan me 3 miliardë lekë, në nivelin e 28 miliardë lekë./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.