Më shumë trupa të NATO-s në Kosovë ka kërkuar Albin Kurti në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”. Po ashtu Kurti ka thënë se Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor.
“Kishte vetëm një prani simbolike të NATO-s në vend dhe nuk do të mjaftonte për të parandaluar një pushtim nga Serbia”, tha ai.
Kreu i qeverisë së Prishtinës tha se për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën, përderisa Serbia mban 48 baza operative përpara rreth kufirit dhe për sa kohë Serbia është aleate e ngushtë e Kremlinit, NATO duhet të tregojë vigjilencë të shuar për të ruajtur paqen në Kosovë.
