SHBA nuk fal, dhe flitet se DASH do të njoftojë që Albin Kurti do të shpallet “non0grata” në SHBA.
Në një konferencë për media, kryeministri Rama nuk pranojë të komentojë nëse ka informacione ose jo për mundësinë e shpalljes ‘non grata’ të Kurtit nga SHBA, por tha se në lojë është fati i Kosovës.
“Nuk hyj fare në këto. Dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo nuk janë të vërteta përderisa nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të pamohuara! Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë”, tha Rama.