Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti e Osmani në “The Guardian”: Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës

22:17 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti dhe Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Në artikullin e publikuar sot, Kurti dhe Osmani, kanë paralajmëruar se ka mundësi që Rusia t’i bëjë presion Serbisë për ta minuar pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti ka thënë se është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja, pasi që, sipas tij, Federata Ruse nuk dëshiron që t’i kthehet paqes.  Ai ka shprehur frikën e tij, që zgjatja e konfliktit në Ukrainë, rrit mundësinë e përshkallëzimit edhe në Ballkan.

“Frikësohem se sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat e një depërtimi në Ballkanin perëndimor. Kjo, sepse është në interes të Rusisë për të hapur fushëbeteja të reja”, ka thënë kryeministri Kurti.

Më tej, Kurti ka deklaruar se Putin dëshiron dështimin e Kosovës për të dëshmuar vetëm suksesin e përkohshëm të NATO-s.

“Putini ende e konsideron intervenimin e NATO-s në Kosovë si ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare. Ai do që shteti i Kosovës të dështojë, në mënyrë që të thotë se suksesi i NATO-s ishte i përkohshëm, sikurse në Irak dhe Afganistan”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, Presidentja Osmani ka parashikuar mundësinë që Rusia ta destabilizojë Ballkanin perëndimor.

“Do të kërkoj që ta destabilizojë të gjithë Evropën”, ka thënë ajo, duke shtuar se Rusia po përdor Serbinë për të rrezikuar vlerat demokratike.

Sipas Osmanit, Putin mund të përdor Baltikun apo Ballkanin perëndimor, ose që të dyja, për të rritur tensionet dhe për ta zgjeruar krizën në nivel ndërkombëtar.

“The Guardian” ka shkruar edhe për aplikimin e Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës, për të cilën gjë Rusia është duke u dorëhequr. Sipas britanikes, Kurti dhe Osmani, anëtarë të dy partive të ndryshme, por partnerë në qeveri, përballen me problemin e madh, që lidhet me mungesën e njohjes së pavarësisë së vendit nga pesë shtete të Bashkimit Evropian. Kjo situatë është bërë pengesë e madhe për Kosovën në përpjekjet e saj për integrime në organizata ndërkombëtare.

Kosova kurti osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.