Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti flet për herë të parë për takimin me kreun e CIA-s

14:03 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, i cili ndaloi në Prishtinë pas dy vizitave të befasishme në Bosnje Heercegovinë e Serbi.

Kreu i ekzekutiviti Kosovar e përshkroi takimin si mjaft konstruktiv, dhe si dëshmi të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sigurisë në Kosovë.

“Takimi shkoi shumë mirë. Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës. Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, ishte komenti i Kurtit.

Burns qëndroi për dy ditë në Kosovë, kohë gjatë së cilës zhvilloi takime me krerët shtetërorë dhe ata të shërbimeve vendase të inteligujencës.

Takimi me Kurtin megjithatë u prit me kërshëri të veçantë, pasi erdhi në kohën kur përmes ambasadorit amerikan në Prishtinë, Washingtoni ka shfaqur pakënaqësi me lëvizjet e tij, sidomos vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër pa një koordinim me aleatët perëndimorë. Jeff Hovenier u shpreh pa doreza se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë, dhe se SHBA ndihej e sfiduar nga Kurti.

Megjithatë qeveria në Prishtinë insistoi ta cilësonte vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .

Albin Kurti Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.