Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: I gatshëm të dëshmoj, prokurorët të më vijnë në zyrë

16:36 / March 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Kryeministrisë, ka ndarë një reagim të Albin Kurtit. Aty thuhet se kreu i qeverisë është i gatshëm të dëshmojë për çështjen e rezervave shtetërore. Por në reagim thuhet se kjo duhet të ndodhë që prokurorët të shkojnë në zyrën e Kurtit.

Reagim i Zyrës së Kryeministrit 

Këto ditë është ngritur një debat publik mbi një çështje që nuk duhet të ishte politizuar: dhënia e dëshmisë së Kryeministrit në lidhje me rezervat shtetërore. Gjatë kësaj kohe jemi përballur me një valë dezinformatash dhe përpjekjesh për të sajuar një perceptim të rremë mbi këtë proces. Është e rëndësishme të sqarojmë faktet dhe të mbrojmë parimet e një shoqërie të drejtë e demokratike.

Mos reagimi ynë i deritanishëm, nuk ka qenë mungesë vëmendjeje, por respekt për procesin ligjor që duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme. Është bërë e qartë se po përballemi me një orvatje të hapur për të manipuluar dhe hutuar opinionin publik. Kryeministri asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Përkundrazi, ka ofruar bashkëpunim të plotë për të ndihmuar drejtësinë të kryejë punën e saj me integritet.

Gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste dhe në kohë të ndryshme në Zyrën e Kryeministrit. Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, përfshirë ShBA-në dhe Francën, është praktikë standarde që zyrtarët e lartë të shtetit të dëshmojnë nga zyrat e tyre. Kjo për të ruajtur diskrecionin dhe për të shmangur politizimin e proceseve ligjore. I njëjti parim është zbatuar edhe në Kosovë, së paku në rastin e dy ish-kryeministrave dhe madje te zëvendëskryeministri aktual! Atëherë, pse në këtë rast po bëhet përjashtim? Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedural që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes?

Kryeministri vazhdon të jetë i gatshëm të dëshmoj sa më shpejtë, aq më mirë, për qëllime të drejtësisë e respektimit të institucioneve. Qeveria jonë ka sjellë reforma të mëdha, veçanërisht në transparencën qeveritare dhe luftën kundër korrupsionit. Të cilat janë njohur dhe vlerësuar nga organizata të pavarura ndërkombëtare si Transparency International. Ne mbështesim fuqishëm pavarësinë e sistemit gjyqësor, por refuzojmë përdorimin e tij si një mjet për përfitime politike.

Asnjëherë në Kosovën e pasluftës, nuk kishte më shumë përpjekje për të reformuar drejtësinë, nisur nga pakoja e ligjeve kundër korrupsionit e deri te Byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Me të gjitha përpjekjet për të ndalur reformimin e shumë kërkuar të Këshillit Prokurorial të Kosovës e për të zhdukur korporatizmin në këtë sistem, reforma do bëhet dhe jetësohet.

Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Qeveria jonë ka qenë një aleate e fortë e punës së tyre duke ofruar stabilitet institucional e politik dhe duke nxitur rritjen ekonomike, e cila ka çuar në dyfishimin e investimeve te huaja direkte gjatë katër viteve të fundit.

Ata që kërkojnë ta keqpërdorin këtë çështje për qëllime politike duhet të gjejnë mënyra të ndershme për të sfiduar qeverinë përmes ideve dhe politikave që i shërbejnë qytetarëve. Zyra e Kryeministrit mbetet e hapur dhe bashkëpunuese me çdo institucion që vepron në përputhje me parimet e drejtësisë dhe paanshmërisë.

Albin Kurti Kosove prokurorë Qeveria rezerva
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllja më e gjatë e qeverisë amerikane përfundon, Trump nënshkruan projektligjin për rihapjen e institucioneve

07:51 / November 13, 2025

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

22:17 / November 12, 2025

“Raportim brenda 72 orësh!”- Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit!

21:40 / November 12, 2025

Serbia konfiskon dhe heq nga tregu 900 suvenire me hartën e Serbisë pa Kosovën

20:39 / November 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.