Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti i tregon “kufirin” SHBA-së: “Më ka zgjedhur populli jo ambasadori”

21:23 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim për mediat vendase ka komentuar marrëdhënien e tensionuar mes Kosovës e SHBA pas ngjarjeve të fundit në Veri.

Ai u shpreh se ka një komunikim të përditshëm me ambasadorin e SHBA në Kosovës, Jeffrey Hovenier, por edhe pse ka një respekt të veçantë për të, ai është zgjedhur nga populli dhe duhet t’i dalë për zot.

“Këtij populli unë duhet t’i dal Zot sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai ka thënë se nuk është normale që ai të bjerë dakord me gjithçka që i kërkohet nga ambasadorët.

“Ka dy vjet që bashkëpunoj me ambasadorët e QUINT-it, atë të BE-së dhe atë amerikan. Nuk pajtohemi çdo herë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohemi për gjithçka”, ka theksuar Kurti.

Duke folur për reagimet publike, e madje edhe ndëshkimet konkrete nga SHBA, Kurti ka thënë se më shqetësuese mbetet “milicia fashiste” në Veri.

“Është brengosëse (reagimi amerikan), por më shqetësuese dhe brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë nuk ke opsione ideale. Në këtë kontekst besoj që kam bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka theksuar ai.

Kryeministri ka rikujtuar edhe kërkesat e shumta që Kosova u plotësoi ambasadorëve.
“Në dhjetor thanë shtyni zgjedhjet, i shtymë zgjedhjet. Më pas i njohën zgjedhjet. Pastaj thanë të mos e bëjnë betimin, mirëpo vend pune tjetër nuk mund të ketë. Komunikimin me ambasadorin amerikan e kam të përditshëm, takimet pothuajse të përjavshme. Mos prisni që me ambasadorin të pajtohem për gjithçka. Njeriu ka dallime edhe vetveten”, ka theksuar ai.

Albin Kurti kufirin tregon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.