Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një seancë plenare për arrestimin e 3 policëve të Kosovës, ku i ka bërë thirrje KFOR-it që të urdhërojë Serbinë të kthejë 3 policët e rrëmbyer.
Sipas tij, tre policët janë arrestuar 670 metra larg kufirit me Serbinë, ndaj kjo sjell shkeljen e integritetit territorial të Kosovës nga njësitë serbe.
“KFOR të urdhëroj Serbinë që të kthej policët e rrëmbyer dhe të dënojë këtë shkelje flagrante të integritetit tonë territorial. Dje është shkelur pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës. KFOR duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj kësaj. Nëse KFOR shndërron këtë heshtje në normë, atëherë një gjë të tillë i bie të mohoj një përgjegjësi ndërkombëtare që i është dashur të dënojë publikisht.”
