Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti liron nga detyra Rexhepin, shkak Kuvendi

17:05 / August 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1756392443xscreenshot 5 411
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra në ekzekutivin kosovar, Emilija Rexhepin, pasi ajo u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Lirimi i Rexhepit nga posti i zv/kryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

Rexhepi, që i përket komunitetit boshnjak, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit më 26 gusht, pas zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit. Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Haxhiu po ashtu është larguar nga posti i ministres në detyrë të Drejtësisë dhe në vend të saj është emëruar ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu. Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka përfunduar procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjidhet edhe një nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe votimi është bërë i ndarë për nënkryetarët nga komunitetet joserbe dhe ai serb. Deputetët kanë refuzuar që të zgjedhin kandidatin e Listës Serbe partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – Sllavko Simiq, dhe pas tre herësh që ai u hodh në votim, kryekuvendari Basha, i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

As Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit më 26 gusht dhe më pas më 28 gusht, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe. Njohësit e ligjeve në Kosovë kanë ngritur pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij veprimi, derisa Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shortit. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit do të hapej rruga për zgjedhjen e ekzekutivit të ri të Kosovës.

Emilija Rexhepi Kosovë kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votimi i Qeverisë dhe Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:16 / July 9, 2026

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

10:29 / July 9, 2026

BE miraton 206 milionë euro për Kosovën, Kurti: Fondet do të investohen në infrastrukturë dhe energji

09:42 / July 9, 2026

Erdogan surprizon liderët e NATO-s me një dhuratë të pazakontë: Pistoleta me emrat e tyre dhe fishekë të vërtet

09:29 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.