Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në një dalje për mediat nga Tirana se i ka kërkuar kryeministres së Serbisë që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe anekset e zbatimit të Ohrit, por, sipas tij, një gjë e tillë është refuzuar.
“Kam dënuar dhe një herë dhe kam kërkuar të dënohet akti agresor i Serbisë në Kosovë që vrau Afrim Bunjakun dhe plagosi dy të tjerë. Kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën, është çështje e sigurisë. Është e rëndësishme të mos ketë episod të katërt të mësymjeve të Kosovës për Shqipërinë. Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian, Kosova është një ndër ato që nuk ka dilema sa i përket orientimit europian e euroatlantik. Gjatë takimit të drekës kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiç firmosjen e marrëveshjes së Ohrit. Meqë Vuçiç është i zënë me Kinën dhe fuqitë lindore, unë kam kërkuar të nënshkruhet marrëveshja bazike dhe aneksi”, u shpreh Kurti.