Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: Nuk ka Asociacion pa u dorëzuar Radoiçiçi

14:55 / October 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1730208344x96121730204440 351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk është ai personi që e formon Asociacionin, por u zotua se nuk do të nënshkruajë asnjë tekst që vjen pa u dorëzuar Milan Radoiçiçi.

“Unë kam ofruar që të shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por aty jam refuzuar, pasi më është thënë se atë duhet të bëjnë ekipi-menaxhues. Ai ekip e shkroi diçka që ishte më keq sesa Republika Srbska në Bosnje”, tha Kurti në një konferencë për mediat.

“Nuk e formon kryeministri Asociacionin, por komunat. Nëse Asociacioni imponohet nga lart e nga larg, ai nuk është Asociacion. Kam ofruar të nënshkruaj draft-statutin për Asociacionin disa herë, por nuk e pranuan. Kërkoj të nënshkruaj marrëveshjen bazike. Pa e dorëzuar Radoiçiçin dhe pa e tërhequr letrën e Bërnabiçit, nuk e di çfarë draft-statutesh mund të shkruajë dikush, jo unë, por dikush tjetër. Mos e nxirrni qerren para kuajve”.

Asociacioni, një strukturë e parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, synon të japë një nivel të caktuar autonomie për komunat me shumicë serbe. Megjithatë, Kosova heziton të themelojë Asociacionin nën presion të drejtpërdrejtë ose pa garanci për integritetin territorial, duke insistuar që ky proces të udhëhiqet nga brenda, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Serbia, nga ana e saj, shpesh e kushtëzon progresin në dialog me themelimin e këtij Asociacioni sipas kërkesave të saj.

Albin Kurti Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri

21:39 / October 5, 2026

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.