TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Mjafton t’i vidhni zemrën! 3 shenjat e horoskopit që do t’ju falin dashuri pa kushte

23:59 / March 20, 2023

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan

23:45 / March 20, 2023

Marrëveshja Serbi-Kosovë në Ohër/ Borrell: Krijon status-quo të re në dialog, asociacioni urgjencë

23:33 / March 20, 2023

Parandalon shumë sëmundje, ja pse duhet ta përfshini rigonin në dietën tuaj

23:26 / March 20, 2023

Marrëveshja pa firmë Kosovë-Serbi, Hoti: Ka vetëm 1 pjesë pozitive

23:15 / March 20, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kurti: Plani i zbatimit të propozimit evropian duhet të jetë gjithëpërfshirës

21:33 / March 8, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë “gjithëpërfshirës dhe efikas”.

Gjatë një vizite në një biznes në Graçanicë më 8 mars, Kurti tha për gazetarët se po vazhdojnë përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që do të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Dhe do të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel, u shprehën të gatshëm të punojnë për planin e zbatimit për propozimin evropian. Propozimi evropian synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë propozim gjatë takimit të 27 shkurtit. Kurti sërish përsëriti qëndrimin e tij, se ai ishte i gatshëm ta nënshkruante dokumentin.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë dhe me 11 nene gjithsej, tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt. Pse nuk po ka nënshkrime, besoj që përgjigjen duhet ta kërkoni te të tjerët”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka shprehur qëndrimin se pret që palët ta nënshkruajnë propozimin evropian, tekstin e të cilit e kanë publikuar më 27 shkurt.

Propozimi përbëhet nga 11 nene. Aty nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proçeset integruese.

Për punën lidhur me hartimin e planit të zbatimit, më 9 mars, në Prishtinë dhe Beograd do të qëndrojë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Albin Kurti evropian propozimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan

23:45 / March 20, 2023

Marrëveshja Serbi-Kosovë në Ohër/ Borrell: Krijon status-quo të re në dialog, asociacioni urgjencë

23:33 / March 20, 2023

Marrëveshja pa firmë Kosovë-Serbi, Hoti: Ka vetëm 1 pjesë pozitive

23:15 / March 20, 2023

Ministri i Jashtëm serb: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit deri te “vijat e kuqe”

23:05 / March 20, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat: Ja sa agjentë kanë ardhur

22:15 / March 20, 2023

Anëtari i KAS flet për regjistrimin e PD-së së Alibeajt: Ja 4 alternativat që kishim për këtë situatë

21:47 / March 20, 2023

A do jetë Donaldi pjesë e “Më lër të flas”? Romeo zbulon si qëndron e vërteta

21:21 / March 20, 2023

“Lironi zyrat”, Alibeaj i kërkon Berishës selinë e demokratëve

20:39 / March 20, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Mjafton t’i vidhni zemrën! 3 shenjat e horoskopit që do t’ju falin dashuri pa kushte

23:59 / March 20, 2023

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan

23:45 / March 20, 2023

Marrëveshja Serbi-Kosovë në Ohër/ Borrell: Krijon status-quo të re në dialog, asociacioni urgjencë

23:33 / March 20, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.