Kosova i kërkon Gjermanisë që të dërgojë më shumë trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Kryeministri Albin Kurti, e konsideron këtë të domosdoshme për garantimin e sigurisë në rajon, pasi Serbinë e konsideroi një kërcënim për Kosovën.
“Për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për të rritur ndjeshëm numrin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë”.
Po ashtu Kurti shton edhe se “Beogradi po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Moskën”.