Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti propozon tetorin si muaj për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa për LDK dhe PDK mund të jetë…

21:42 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ksovoa1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë të mërkurën – në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje – se “sa më shpejt që mbahen zgjedhjet lokale, aq më mirë është.”

Ai i ka bërë këto komente pas takimit konsultativ që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për zgjedhjet e reja lokale në Kosovë.

Kurti ka përmendur se meqë zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur më 22 Tetor të vitit 2017, atëherë muaji tetor do të jetë sërish vit i zgjedhjeve në Kosovë. Pas takimit me Kurtin, Osmani ka takuar edhe udhëheqësit e partive të tjera politike.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se data 31 Tetor është e përshtatshme për partinë që ai drejton. Ai ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor dhe institucionet tjera duhet të kenë mjaft kohë për organizim të procesit zgjedhor.

“Kemi kërkuar si datë kur mund të mbahen zgjedhjet lokale, 31 Tetorin e këtij viti. Mendojmë se është brenda afatit kushtetues“. Datë të njëjtë ka përmendur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Tetori është muaj i zgjedhjeve. Ne jemi gati si LDK në çdo datë të zgjedhjeve, për t’u futur në garën zgjedhore, por është rekomandim ynë që 31 Tetori, pra fundi i tetorit, do të ishte një datë e përshtatshme, por çdo datë tjetër është e pranueshme që është afër fundit të Tetorit”, ka thënë ai pas takimit.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti nuk ka parapëlqyer ndonjë datë për mbajtje të këtij procesi, mirëpo për të është e rëndësishme që mandati i kryetarëve aktualë të jetë i plotë dhe që të ketë koordinim ndërpartiak.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komuna të Kosovës, më vonë gjatë këtij viti. Presidentja Osmani duhet të marrë vendimin për datën e mbajtjes së këtij proçesi.

Albin Kurti lokale propozon Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.