Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti thirrje Policisë së Kosovës: Vazhdoni pa kompromis luftën ndaj bandave e krimit

21:48 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës. Kurti gjatë ngjarjes i ka kërkuar policisë së Kosovës të vazhdojë betejën me bandat e krimit.

“Vazhdoni pa kompromis luftën ndaj bandave, ndaj krimit, e ndaj çdo veprimtarie që cenon sigurinë e qytetarëve tanë e të vendit tonë”,- ka thënë ai.

Nga kampi Policisë që nga sot zyrtarisht do të bartë emrin e Enver Zymerit, duke përkujtuar 22 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës zyrtare, kryeministri Kurti tha se ata u përjetësuan në historinë e vendit tonë duke dhënë jetën në operacione kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione për shtrirjen e rendit dhe sovranitetit, në ndërhyrje ndaj dhunës në familje, e në patrullime të rregullta.

“E sot, teksa kujtojmë të gjithë ata, bëhen 12 vjet nga vrasja e Enver Zymerit nga strukturat kriminale. Kampi ku jemi mbledhur këtu, ka qenë dalja e fundit e Enver Zymerit drejt operacionit për shtrirje të sovranitetit dhe ligjshmërisë në dy pikat kufitare me Serbinë”, -tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Enveri i rritur e i edukuar nga një familje patriotike që ishte e përndjekur nga regjimi serb, pas uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdoi shërbimin ndaj vendit me uniformën e Policisë së Kosovës dhe është shembulli i qytetarit që u angazhua për të kuptimësuar lirinë.

Ai theksoi se “Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah jush e bashkë me ju, për të ndarë së bashku përvojat më të mira e sukseset e shumta për t’u ballafaquar me çdo sfidë që mund të dalë para nesh”.

Albin Kurti policise thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.