Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ekspozuar emblemat ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë që u kapën pas sulmit terrorist të 29 nëntorit në kanalin ujor të “Ibër-Lepencit”.
Ai ka thënë se ky zbulim dëshmon përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, ka shkruar Kurti.