Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kurti uron pavarësinë, “retushon” firmëtarët e saj. Halimi: Në Kosovë po lind një Enver Hoxha i dytë

17:42 / February 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9385
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një urim për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Por lajmi në këtë rast nuk është ky.

Në një spot të publikuar në “Facebook” nga Albin Kurti në asnjë moment nuk janë përfshirë emrat e njohur, të cilët lexuan deklaratën e shpalljes së pavarësisë.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi, në “Ballkan Update” u shpreh se ky spot është një veprim i keq dhe nxit tensione të brendshme në Kosovë.

Ai theksoi se Albin Kurti duhet t’i thërrasë mendjes dhe të korrigjojë spotin në fjalë dhe të përfshijë firmëtarët e vërtetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, këto veprime tregojnë se në Kosovë “po lind një Enver Hoxha i dytë”.

“Është e pandershme dhe është shumë e keqe. Kjo nuk i bën mirë Kosovës. Kjo nuk i bën mirë as popullatës dhe as vetë Kurti. Një inat i tepruar në këto ditë kaq të mira në përvjetorin e pavarësisë. Ky spot duhet të hiqet, të bëhet i ri, dhe të nxirren të gjithë nënshkruesit e pavarësisë dhe nuk duhet të ketë inate deri në palcë dhe kjo çon në shtim të konflikteve të brendshme. Kjo po nxit përçarje mes popullatës. Të hiqet sa më shpejt. Në Kosovë po lind një Enver Hoxha i dytë. Shpresoj që ky spot të hiqet sa më shpejt. Jam i shokuar.”, tha ai

Ai po ashtu kritikoi ashpër qasjen e ndjekur nga Albin Kurti në politikën e jashtme. Sipas Halimit, Albin Kurti duke shpërfilluar apelet e aleatëve perëndimorë, po e çon shtetin e Kosovës drejt humnerës.

“Kosova po rrezikohet shumë, sidomos nga aleat kryesor, qe ka bërë Kosova, SHBA. Mosmarrja parasysh e këtyre apeleve  të aleatëve nga Kurti kjo përfundimisht e çon Kosovën në humnerë”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pretendimet për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni

13:38 / October 10, 2026

Braçe shpjegon votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS dhe të vazhdoj punën

13:18 / October 10, 2026

Wendt shmang Berishën, takim me Bylykbashin, Tabakun e Kason. Në tryezë edhe deputetët e partive të vogla

12:38 / October 10, 2026

Rikthimi i së Djathtës në skenën evropiane: Ndryshon panorama politike në Kontinentin e vjetër

12:20 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.