Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kurti vendos “tavan” për çmimet/ Qeveria ndërhyn, projektligji synon të ndalë abuzimet në treg

12:25 / April 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0506
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Kosovës i dha dritën jeshile legjislacionit për masat e përkohshme mbi produktet bazë, i njohur dhe si Projektligji për çmimet tavan.

Kryeministri Albin Kurti e bëri të qartë se ky projektligj nuk ka për qëllim të pengojë rritjen e çmimeve, por të parandalojë keqpërdorimet dhe fryrjen artificiale të çmimeve gjatë krizave.

“Po e risjellim për miratim këtë projektligj si një përgjigje e nevojshme ndaj realitetit që qytetarët tanë përjetuan: rritje të papritur çmimesh, paqartësi në treg dhe mungesë të mekanizmave efektivë mbrojtës. Me këtë legjislacion, nuk po ndërhyjmë në tregun e lirë, por po mbrojmë lirinë e tij nga abuzimet”, tha kryeministri i Kosovës.

Kurti shtoi se ligji vendos një ekuilibër të domosdoshëm midis funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme.

Ai insistoi se projektligji ofron instrumente të qarta për ndërhyrje të përkohshme, duke shmangur deformimet afatgjata të tregut.

Më tej, garantoi furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme për produktet bazë gjatë krizave, parandalimin e spekulimeve dhe fitimit të paarsyeshëm në kurriz të qytetarëve, dhe garantoi se do të ketë reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet.

Ky projektligj ishte miratuar më parë në Kuvendin e Kosovës, por u dërgua nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, e cila e shpalli atë antikushtetues. Këtë herë, Qeveria e ka riktheu për miratim me plotësimet e nevojshme.

Albin Kurti çmimet tavan vendos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.