Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, biseda ishte e përqendruar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit, për çfarë kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly për kronologjinë e ngjarjeve dhe e përditësoi me më të rejat.

Kryeministri tha se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë. Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, citohet të ketë theksuar Kurti.

Ai po ashtu foli për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.

Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi.

Kryeministri vlerësoi rolin dhe kontributin e Lord Stuart Peach teksa shprehu falënderimin për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Albin Kurti ligji Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.