Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti viziton familjarët e policëve të arrestuar nga serbët

17:00 / June 15, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iooooo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjten familjarët e tre zyrtarëve policorë, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga autoritetet serbe.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, në Mitrovicë, në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, dhe fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, respektivisht.

Ai u ka thënë familjarëve të zyrtarëve policorë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, është në kontakt me institucionet atje për të marrë për shumë informacione për ta.

Kurti i ka realizuar këto vizita, një ditë pas arrestimit të zyrtarëve policorë.

Autoritetet e Kosovës besojnë se bëhet fjalë për rrëmbim në territorin e Kosovës, ndërsa autoritetet në Serbi kanë deklaruar se ata janë arrestuar në territorin serb.

Policia e Kosovës e ka konsideruar këtë akt “rrëmbim klasik”, dhe rasti është dënuar rëndë nga ky institucion.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar edhe faktorit ndërkombëtar që të dënojë veprimet e Serbisë, dhe ka thënë se është “i habitur nga heshtja e tyre”./ Rel

familjarët kurti policë të arrestuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.