Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush bën thirrje për vrasje të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI ?

23:39 / February 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LDG
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dramë teatrale e vendosur në një qytet imagjinar homofob, më shumë se një vit pas premierës, vazhdon të nxisë komente urrejtjeje e kërcënuese për komunitetin LGBTI, tani edhe në nivel zyrtarësh të shtetit Kosovës.

Xheladin Krasniqi, i punësuar në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë, shfaqjen “55 shades of Gay” e ka konsideruar si degjenerim të skajshëm dhe ka sugjeruar, ndër të tjerash, edhe ‘heqje koke’ në komentin e tij në faqen e Qendrës Multimedia. “Komentet bëhen edhe më shqetësuese, kur bëhen nga një zyrtar i shtetit dhe janë të drejtuara drejt artistëve,” ka thënë autori i shfaqjes, njëherësh drejtor i Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj, derisa ka bërë thirrje policisë e prokurorisë që të hetojnë rastin.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka lëshuar një deklaratë me të cilën është distancuar nga komentet e zyrtarit në fjalë, por nuk ka përmendur të jetë hapur ndonjë procedurë disiplinore ndaj tij. As Policia në Kosovë, nuk është përgjigjur në thirrjet e mesazhet e televizionit, për të treguar nëse është ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë rast.

Përderisa nuk është hera e parë që kërcënime të tilla janë bërë në drejtim të komunitetit artistik. Shfaqja “55 Shades of Gay”, është duke vazhduar rrugëtimin e saj. Përveç në vend, shumë shpejt do të shfaqet edhe në SHBA.

komuniteti lgbti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.