Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kush cënon zgjedhjet, i kufizohet udhëtimi drejt SHBA”. Hiqen vizat e para ne Nigeri

20:36 / July 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione duke mos u dhënë viza disa shtetasve nigerianë që kanë prishur zgjedhjet. “Këta individë kanë vepruar pa u ndëshkuar në kurriz të popullit nigerian dhe kanë dëmtuar parimet demokratiket dhe të drejtat e njeriut”, është shprehur zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus të martën.

Shkak i këtyre sanksioneve është bërë dhuna e ushtruar në zgjedhjet në Nigeri nga persona të ndryshëm, të cilët kanë cënuar demokracinë e procesit zgjedhor. Sanksionet për vizat kanë në shënjestër vetëm individë të caktuar, që ishin përfshirë në dhunën zgjedhore, e jo për popullatën e përgjithshme.

DASH ka sqaruar se ky vendim nuk vjen si ndëshkim ndaj Nigerisë, por si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit mes SHBA dhe shtetit afrikan, për të thelluar luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

“Ky vendim pasqyron angazhimin e Departamentit të Shtetit për të punuar me qeverinë nigeriane për të realizuar angazhimin e saj të shprehur për t`i dhënë fund korrupsionit dhe për të forcuar demokracinë, llogaridhënien dhe respektin për të drejtat e njeriut”, ka thënë zëdhënësja e DASH.

Më herët, në janar të këtij viti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar paralajmëruan se “kush cënon zgjedhjet, duke nxitur dhunën do të prekeshin nga kufizimet e udhëtimit drejt SHBA”. Dhe tashmë vendimi është marrë nga Departamenti i Shtetit. Mirëpo një rast i ngjashëm është edhe Shqipëria.

Fillimish, në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet  e 30 qershorit, ishte Kryeministri Edi Rama që u shpreh se “kush do të prish zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA”. Konfirmi zyrtar, për këtë, erdhi tre ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, kur Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matheë Palmer, i cili u shpreh se “kush do të ushtrojë dhunë në zgjedhje do të cilësohet si organizatë kriminale nga SHBA”, dhe për pasojë do të thotë se nuk do të marrë më vizë për në SHBA.

Në zgjedhjet e 30 qershorit u shmang dhuna nga opozita, por më herët gjatë fushatës, disa drejtues të bashkive, ish-deputetë dhe militantë u përfshinë në akte dhunë duke djegur dhe shkatërruar materialet zgjedhore. Për të gjithë këto persona rëndojnë akuza dhe janë hapur procese penale nga prokuroritë e rrethe, mes të cilëve është dhe kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi, ish-deputetë dhe shumë simpatizantë të PD.

Tashmë pritet me interes nëse SHBA do të marrë të njëjtin vendim si për Nigerinë, edhe ndaj shqiptarëve që cënuan zgjedhjet në 30 qershor!/Shqip/

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE hap ‘derën’: Ukraina dhe Moldavia nisin rrugën drejt anëtarësimit

10:21 / June 13, 2026

REL: Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

09:53 / June 13, 2026

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

09:31 / June 13, 2026

Rrugët plot me turistë, Rama: Ditë e zakonshme në Durrës

09:28 / June 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.