Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush do dalë i fituar Rama apo Basha? Fevziu dhe Shkullaku ndahen për marrëveshjen

20:33 / January 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armand Shkullaku blendi fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy gazetarët e njohur kalojnë në skaner tryezën e Reformes Zgjedhore të mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve mes mazhorances dhe opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare. Të dy njohës të mirë të aktualitetit politik në Shqipëri, por duket se nuk janë në një mendje me rezulatin e kësaj tryeze, duke treguar me argumenta se kush del i fituar dhe kush humbet.

Në intervistën për Abc News, Blendi Fevziu thotë se nuk ka palë humbëse, ndërsa Shkullaku mendon ndryshe. Ai thekson se opozita duhet të kërkonte me këmbëngulje ndryshimin e sistemit zgjedhor.Sipas Fevziut, opozita që prej qershorit të vitit të shkuar kur u zhvilluan zjedhjet lokale, nuk kishte rrugë tjetër veçse të ulej në tyrezë me maxhorancën.

Blendi Fevziu: Zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshje nuk kishte. A mund të arrihej më shpejt apo më vonë është gjë tjeter. Por natyrisht që është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe pse këtu po thuhet se ‘është bërë vetë’. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

Ndërsa, Armand Shkullaku thotë se opozita dështoi me rrugën e protestave, por shpreh rezerva për kërkesat që ka artikuluar në raport me ligjin zgjedhor.

Shkullaku: Kjo (marrëveshja) është rruga e dytë meqenëse rruga e parë dështoi, të cilën nuk e shoh me shenja pozitive që mund të ndodhi, duke u nisur nga ajo që pamë dje, pra tryeza për reformën zgjedhore. Opozita duhet të kishte këmbëngulur fort në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kush del i fituar?

Për Fevziun të dyja palët momentalisht janë të fituara.

“Ka një inkoherence të opozitës ka edhe lehtësim të mazhorancës se ka dalë nga impasi ky ishte. Opozita luftoi jashtë sistemit, por nuk arriti, ndërsa mazhoranca s’kishte qeverisje normale me opozitën jashtë sistemit”, theksoi ai.Thelbi i tyrezës mes PD e PS është dakordësia për të eleminuar shit-blerjen e votës. Por për Shkullakun me kërkesat e artikuluara deri më tani nga opozita mposhtja e pushtetit të Ramës do të jetë e vështirë të ndodhë.

“Kushtet ku jemi, me garën që dimë të zhvillohet e shoh të vështirë që opozita të mposhtë një pushtet që kontrollon gjithçka. Me një marrëveshje për bashkëqeverisje, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja opozita do të jetë e humbur”.Në kushtet e reja politike ku ndodhet opozita, analisti Shkullaku thotë se Basha duhet të veprojë duke ringritur PD-në.“Lidershipi i PD-së duhet të japë prova. Premtimin për ndryshim duhet ta bëjë me akte dhe jo me fjalë”, tha Shkullaku duke kujtuar se në 2005 PD i fitoi zgjedhjet, pasi Berisha ftoi themeluesit ti bashkëngjiten partisë”.


ABC News armand shkullaku Blendi Fevziu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.