Edicioni i parë i Big Brother Vip në Shqipëri ka qënë shumë i suksesshëm. Personazhet që morën pjesë rrëmbyen menjëherë zemrat e publikut duke u kthyer në qendër të vëmendjes. Mirëpo kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se BBV do të zhvillohej edhe në Kosovë, por ende nuk ka asnjë detaj për zhvillimin e tij.
Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit e saj, ku shumë pyetje lidheshin me kureshtjen e tyre nëse moderatorja do të ishte pjesë e atij formati si opinioniste apo moderatore.
Elita dha një përgjigje të prerë “Jo” ndërsa përgjigja tjetër pasuese lë të nënkuptuar se ende asaj nuk i është propozuar ndonjë ftesë e tillë dhe nuk është në dijeni nëse ka nisur përzgjedhja për të caktuar prezantuesin.
“Pse është caktuar prezantuesi”, shkruan me habi Elita.


