Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush donte ta vriste Presidentin? Europol ngre alarmin: Donin kokën e Vuçiçit

21:41 / January 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

14 janari mund të ishte dita kur një atentat do t’i merrte jetën presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmin për mediat serbe e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, duke iu referuar informacioneve zytare nga Europoli.

“Përmes Europolit, më 14 janar morëm informacionin me fjalën “urgjente” nga një shtet anëtar i BE-së se një grup kriminal do të vrarë Presidentin e Republikës. Pasi morëm informacionin së bashku me Europolin, nisëm një aksion të gjerë që synonte parandalimin e vrasjes.

Kreu i asaj organizate është shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera,” – tha Vulin.

Ndërkohë që benzinë zjarrit i ka hedhur Vojisllav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, i cili pretendon se porosia është dhënë nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç për shkak se Vuçiç po qëndronte shumë pranë serbëve në Mal të Zi.

“Kjo e tronditi qeverinë e tij,”– tha Sheshel.

Po kush është Radoje Zvicer?

Radoje Zvicer është një nga krerët e klanit Kavaç. Gazetarët kanë mundur të nxjerrin në dritë vetëm një fotografi të tij pasi ka shumë pak informacion mbi jetën e tij kriminale apo personale. Ai ka lindur në Kotorr 37 vjet më parë, por nuk ka jetuar atje për shumë vite, duke preferuar që të jetojë më së shumti në Beograd. I njëjti klan, ka rrezikuar edhe jetën e zv.kryeministrin shqiptar, Dritan Abazoviç, ndërkohë që influenca e tyre është e frikshe në rajon.

presidentin vriste vucicit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.