Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush e donte të vdekur Ardian Çapjan? Artan Hoxha zbërthen skemën e atentatit në Elbasan dhe flet për lidhjet me shtetin: Ishte paralajmëruar

19:37 / June 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
capja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha në studion e “ABC Neës” duke komentuar atentatin ndaj Ardian Çapjas tha se aftësitë që kanë për të korruptuar i bëjnë grupet kriminale të fuqishme.

“Problem i madh në Elbasan është se aty ka pasur një kooperim grupesh. Është fuqi ekonomike, burimet njerëzore që korruptojnë shtetin dhe i bën ata të fuqishëm . Çelat nuk kanë fis, nuk janë si Çapjat.  Zgjedhjet në Elbasan i kam ndjekur kohët e fundit, të gjitha degëzimet në Shqipëri të çojnë në Elbasan”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se kriminaliteti bëhet me atë që i ofron bashkëpunim, mbrojtje dhe mundësinë për të bërë para.

“Çapjat kanë treguar në të kaluarën se kanë ekzekutuar të gjithë grupin që i kanë vrarë vëllain. Gentian dhe Nezir Beqiri janë ekzekutuar ndërsa ishin në arrest shtëpiak dhe ruheshin me dy policë tek dera. OFL që nisi në 3 mars, në ditën e dytë të punës dërgoi formularin Çapjas që nuk është i dënuar për asgjë.

Ajo që po ndodh në Elbasan është thjesht një kronikë e paralajmëruar prej kohësh, është seri e radhës që për sa kohë nuk do të ndërhyhet seriozisht konflikti do të vazhdojë me eliminime të tjera.

Konflikti i madh që kanë sot i cili është problem edhe për hetimin është se Çapjat nuk kanë vetëm 1 konflikt, por kanë disa. Për sa kohë ndiqen këshillat e udhëheqësit që thotë kokat hëngshin, kjo do të vazhdojë.

Problemi i madh në Elbasan është se aty ka pasur një kooperim grupesh. Është fuqi ekonomike, burimet njerëzore që korruptojnë shtetin dhe i bën ata të fuqishëm . Çelat nuk kanë fis, nuk janë si Çapjat.  Zgjedhjet në Elbasan i kam ndjekur kohët e fundit, të gjitha degëzimet në Shqipëri të çojnë në Elbasan.

Elbasani është një nyje strategjike për krimin, prokurorët dhe drejtorët e policisë e ndjejnë këtë. Aty është një qytet ku qytetarët shohin hallin e tyre, dhe kemi këto grupe që vazhdojnë punën e tyre. Kohët e fundit kam nxjerrë një foto të kryeministrit me Çapjat.

 Kriminaliteti nuk ka ngjyrë, ai bëhet me ato që i ofron mundësinë për të bërë para. Në Elbasan nuk bashkëpunohet me policinë. Kur janë pyetur sot, familjarët kanë thënë se ra nga çatia. Kjo do të thotë se ata nuk kanë besim tek policia”, tha Hoxha.

Ardian Çapja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.