Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush e ka kërcënuar me jetë kreun e KMSH? Edhe dy biznesmenë i kanë kërkuar Bujar Spahisë të japë dorëheqjen

18:27 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bujar Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bujar Spahiu është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Sipas MCN Tv, që citon burime diplomatike, në të paktën dy raste kryetari i KMSH-së është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë.

Mësohet se pak kohë më parë, një person me precedentë kriminalë dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet.

Jo vetëm kaq. Përmes të njëjtave burime, mësohet se edhe dy biznesmenë në Shqipëri janë takuar me kreun aktual të KMSH dhe i kanë kërkuar që të bëjnë një tërheqje fiktive nga detyra. Këto përpjekje vijnë në një kohë kur konflikti brenda Komunitetit Mysliman ka dalë në sipërfaqe mes një grupimi që konsiderohet si afër Turqisë dhe që e akuzon Spahiun si gylenist.

Pak javë më parë, para selisë së Komitetit Mysliman Shqiptar pati edhe një protestë kundër kryetarit Bujar Spahiu.

Duket se konflikti i ndezur për kryetarin e KMSH-së po mban peng edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë, e cila po ndërtohet me fonde të besimtarëve mysliman turq. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtyrë vizitën e planifikuar për inaugurimin e kësaj xhamie, ndërsa thuhet se ai ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama largimin e Bujar Spahisë si kryetar të KMSH-së.

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë nisën ne vitin 2015 dhe ishte parashikuar që të zgjasnin 2-3 vite. Por sot pas 8 viteve, dyert e xhamisë nuk janë hapur ende për besimtarët myslimanë dhe vizitorët.

Xhamia me katër minaret në kryeqytet është ndërtuar me fondet e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës në janar të vitit 2022, ish-kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj, tha se nëse punimet nuk do të përfundonin, KMSH i kishte kapacitetet për ta bërë xhaminë funksionale.

Zgjedhjet për kryetarin e 4 viteve të ardhshme të KMSH zhvillohen në marsin e vitit të ardhshëm.

Bujar Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.