Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush e rrëmbeu dhe e vrau milionerin rus të kriptovalutave dhe gruan e tij në Dubai

22:28 / November 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roman novak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një milioner rus i kriptovalutave dhe gruaja e tij janë rrëmbyer dhe më pas janë gjetur të copëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u joshën të takonin persona që pretendonin se ishin “investitorë”.

Roman Novak, 38 vjeç, dhe gruaja e tij Anna, të cilët jetonin në Dubai, u panë për herë të fundit gjallë më 22 tetor, kur shkuan në vendpushimin malor Hatta për një takim biznesi. Çifti, i njohur për jetën luksoze me makina të shtrenjta dhe avionë privatë, besohet se u “shantazhua” për kriptovaluta.

Pak para zhdukjes, Novak kishte blerë një makinë elitare britanike AC Cobra. Sipas raportimeve, çifti u shoqërua deri në një parking pranë një liqeni nga shoferi i tyre personal, përpara se të transferoheshin në një automjet tjetër.

Në atë moment, Novak dërgoi mesazhe urgjente duke pretenduar se ishte “i bllokuar në malet pranë kufirit me Omanin” dhe se kishte nevojë për 152,000 paund. Pak më vonë, kontakti me ta u ndërpre.

Sipas Komitetit Hetues të Rusisë, telefonat e çiftit u gjurmuan për dy ditë në Hatta, më pas në Oman dhe Cape Town, përpara se sinjalet të zhdukeshin. Hetuesit besojnë se vrasësit ndezën qëllimisht telefonat për të ngatërruar policinë.

Pas denoncimit të zhdukjes nga familjarët, eshtrat e prerë të Novakut dhe gruas së tij u gjetën të varrosura në një zonë shkretëtire në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hetimet zbuluan se pas krimit qëndrojnë tre shtetas rusë – dy ish-luftëtarë nga fronti i Ukrainës dhe një ish-hetues i skuadrës së vrasjeve. Ata janë identifikuar si Konstantin Shakht, 53 vjeç, ish-oficer policie i kthyer në kontrabandist droge; Yury Sharypov, 46 vjeç; dhe Vladimir Dalekin, 45 vjeç.

Tre të dyshuarit u arrestuan pas kthimit të tyre në Rusi, në Shën Petersburg dhe në rajonet e Stavropolit e Krasnodarit. Ata dyshohet se ishin “investitorët” që rrëmbyen çiftin për t’i marrë fjalëkalimin e portofolit të kriptovalutave. Sipas agjencisë Fontanka, Novak nuk rezistoi, por portofoli ishte bosh.

“Policia e Emirateve gjeti gjurmë gjaku të Anna Novak në vilë, gjak në makinën me qira, disa thika dhe një bluzë të lënë nga autorët në vendngjarje”, raportoi Fontanka.

Tre të dyshuarit ndodhen në paraburgim deri më 28 dhjetor, ndërsa pesë persona të tjerë nën 25 vjeç po hetohen si bashkëpunëtorë.

Roman Novak, i cili mburrej me kontakte të fuqishme – përfshirë pronarin e Telegram, Pavel Durov – ishte nën hetim për mashtrimin e investitorëve të kriptovalutave me një shumë prej mbi 38 milionë paundësh.

Gazeta ruse Komsomolskaya Pravda shkruan se Novak kishte “një talent për ta paraqitur veten si biznesmen i nivelit të lartë”, por në realitet ishte “një manipulues që i bindte njerëzit t’i jepnin qindra miliona dollarë”. Ai kishte vuajtur më parë një dënim për përvetësim.

Fëmijët e çiftit, tashmë jetimë, janë marrë në kujdes nga prindërit e Annës.

emirate kriptovaluta milioneri roman novak Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.