Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush e vrau Endri Mustafën? Flet nëna: S’e vrau Ibrahim Lici, plani u thur i gjithi në shtëpinë e Astmer Bilalit

16:01 / November 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 636132333e41e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Endri Mustafa, 32 vjeç, u gjet i vrarë më 17 maj 2021 në zonën e livadheve në Shkodër. Emisioni “Uniko” intervistoi nënën e Endri Mustafës, zonjën Fahrije, e cila zbuloi se kush e organizoi vrasjen e djalit të saj, duke përmendur me emër se autor ishte Astmer Bilali. Sipas saj, e gjitha është 15 majit 2021 pas një mesazhi në celular.

Në rrëfimin e saj, dy ditë më vonë, Policia gjeti trupin e pajetë të 32-vjeçarit rreth 1.9 kilometra larg shtëpisë, ndërsa shtoi se halla e Ergys Maljas kishte dalë nëpër lagje, pa u marrë vesh ngjarja dhe pa u gjetur kufoma, se 32-vjeçarin e kishin vrarë persona të familjes Lici, konkretisht Ibrahimi. Ajo është shprehur e bindur dhe e vendosur se gjithçka për vrasjen e të birit ishte planifikuar në vrasjen e Bilalit, ndërsa në ndihmë kishin shkuar edhe vëllezërit Arrazi.

“Më tha nuk jam vetëm por jam me Colin, është Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazit. Janë 2 vëllezër, kanë hyrë e dalë tek ne. Janë shokët e Astmer Bilalit. Atë natë që e kanë kapur Edisonin ka qenë për djalin tim. Edisonin, e thërrisnin Col. 2 javë para vrasjes nuk ka ardhur në shtëpi. Nuk ka ardhur, por në telefon ka folur. Jam shumë e bindur që djali tha nuk jam vetëm me Ergysin, por jam edhe me Colin, në pret atje tek bypasi. Atje e ka pritur Edison Arrazi. Eri, nuk na ka ardhur në shtëpi tonë, po tek Astmer Bilali. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam pasur asnjë kontakt me Bilalët, tash që kanë kaluar 1 vit e 6 muaj. I kanë pasur para borxh djalit tim. Kanë pasur edhe një djalë daje me emrin Alban që i kishte 8 milionë lekë borxh. Këta i thanë që do t’i japim ne. I tha Erdgysi. Ky i kishte 9 mijë e ca euro. Donte që t’i paguante ky derisa e vranë. Djali me fajde, por edhe borxh i kanë pasur. E gjithë gjurulldia është bërë në shtëpinë e Astmer Bilalin. Ibrahim Lici nuk ka implikim në vrasjan e djalit tim. Asnjëherë nuk e ka bërë Ibrahim Lici. Të vërtetën them për atë natë bajrami që ka kanë vrarë djalin. Halla e Ergys Males doli nëpër komshinjtë dhe i thoshte njerëzve; kishin vrarë Endrin ata Lict. Nuk e dinte askush çka ndodhur me ta. Ne si familje nuk kemi ditur gjë. E kanë bërë të gjithë për t’ja lënë në dorë Ibrahim Licit,”-tha ajo në intervistën e saj.

Endri Mustafa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.