Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764861436 sddsds
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personi i maskuar me kapuç në kokë që del nga vendi i shoferit, qëlloi me armë drejt Mondi Mëhallës sapo 43-vjeçari kishte hipur në makinën Range Rover, pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil”, më 30 nëntor në Elbasan.  Vrasësi del nga vendi i shoferit dhe pasi kryen misionin, hipën sërish në timon e largohet me makinën Audi i zi, ndryshe nga skemat e mirëfillta të atentateve me më shumë se 2 bashkëpunëtorë në terren, kur ekzekutori del nga vendi i pasagjerit, e të tjerët e presin në automjet për tu larguar më shpejtësi.

Agresori afrohet te xhami i shoferit me pistoletë në dorë, në një distancë minimale dhe qëllon të paktën 6 herë. Mëhalla, i goditur tashmë nga 2 plumba në kokë, tenton të lëviz me makinën indietro për vetëm 1 metër. Vrasësi gjakftohtë kthehet në makinë, dhe mes për mes karburantit lëviz në drejtim të rrugës së Librazhdit, dhe në fshatin Mirakë shkrumbon makinën bashkë me pistoletën e krimit.

Hetuesit ende nuk e dinë se kush është ekzekutori në këtë video, edhe pse deri më tani 3 persona të dyshuar, janë në pranga. Nuk dihet nëse ekzekutori është mes tyre. Por të paktën njëri, i arrestuari i akuzuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim, ish-ortaku i Mëhallës, Xhino Ago, nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen. Prej vitit 2022, të dy kanë pasur marrëdhënie biznesi në dhënien me qira dhe makinave, taksive dhe te karburanti.

Roja i karburantit, Kujtim Pisha, akuzohet për moskallëzim krimi, dhe as prej tij nuk është marrë asnjë detaj që mund të ndihmojë hetuesit të zbulojnë ekzekutorin dhe motivin e vrasjes së Mondi Mëhallës. I treti në pranga, edh Nevzat Spaho, 29-vjeçar nga Prrenjasi nuk po i ndihmon hetuesit, pasi ka refuzuar të dëshmojë. Dy të arrestuarit e parë, ish-ortaku dhe roja, do të dalin para gjykatës së Elbasanit më 5 dhjetor për t’u njohur me masën e sigurisë.

Policia vijon të ketë në kërkim 2 persona, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç. Mondi Mëhalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, mund të jetë vrarë për shkaqe biznesi, por nuk përjashtohet mundësia e eliminimin për prishje të pazareve të drogës. /Report Tv/

Elbasan Mondi Mëhalla Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.