Kujtim Fejzullahu autori i sulmit në Vjenë është një shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe me shtetësi austriake.
Ai ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.
Ai njihet si frekuentues i xhamive, po ashtu kishte dhe rekorde penale teksa pjesë e lëvizjes Salafiste. Zbulohet se në korrik me një makinë jo të tijën ai ka shkuar në Sllovaki për të marrë municion. Atë do e siguronte për armën e tij AK-47.
Nderkohe, mediat e huaja raportojnë se një prej 4 viktimave nga sulmi terrorist në Vjenë është shqiptar. Ato e kanë identifikuar viktimën si Nexhip Vrenezin, nga Struga e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë nga pala tjetër, po ashtu kishte shqiptarë, pasi autor kryesor i sulmit ishte Kujtim Fejzullahu i cili mbeti i vrarë po ashtu nga forcat e policisë austriake.
Po ashtu përveç tij si të dyshuar për sulmin terrorist janë dhe 12 persona të tjerë. Ata jetojnë 10 në Vjenë dhe 2 në Sankt Pölten teksa arrestimet kanë filluar. Ata janë të gjithë me prejardhje të huaj nga Kosova, Bangladeshi dhe Çeçenia. Madje një prej tyre është ende minoren, vetëm 12 vjeç.
