Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kush është ai që nuk loz në bixhoz” / Cila ishte jeta e mëparshme e efektivit të policisë që i mori jetën 25-vjeçarit

18:12 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nevaldo Hajdaraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së jetës së Nevaldo Hajdarajt, oficerit së policisë që vrau Klodian Rashën.

Të ftuarit e sotëm ishin Ledion Muqaraku, Arben Hajdarmataj dhe avokati, ku diskutuan për çështjen e të kaluarës së dyshimtë të Nevaldo Hajdarajt.

Ledion Muqaraku tha se njohja e tij me Nevaldo Hajdarajn ka ndodhur në periudhën e vitit 2011, kur ai ka qenë kamarier dhe se i ka kërkuar 500 mijë lekë të vjetra.

“E njoh prej periudhës 2011, i cili ka qenë kamarier në rrufën Bardhyl, nëpërmjet shokut tim Endri Metaraku. Gjatë asaj periudhe ai jetonte në një shtëpi me qira dhe ka qenë i qetë, ai jepte lekë me fajde. Pas disa muajsh u binda se jepte shifra që varionin nga shuma 300 mijë lekë, ku më ka kërkuar 500 mijë lekë të vjetra, por ka qenë i rregullt, ku herë pas here dilte edhe nga shinat në periudhën kur unë e kam njohur. Me sa jam informuar, kush është ai që nuk loz në bixhoz edhe kontaktin e fundit e kam pasur në 10 Mars të 2014 se unë hodha shokun e tij në gjyq. Shoqëria jonë ka qenë mjaft e afërt sepse ne na lidhte puna, në 2011 ai çuditërisht doli që kishte mbaruar gjimnazin dhe ëndrra e tij në realitet si polic doli në 2016. Kishim zënka se ai nuk mbante datën e caktuar prandaj acaroheshim, për lëndët narkotike nuk di se çfarë të them”, tha Ledioni.

Avokati tha se akuza nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur, gjykimi i shkurtuar ngel në vlerësimin e gjykatës ku është 3-4 vite burg, ku në rastin konkret prokurori do të kërkojë 4 vite burg dhe nëse bëhen sjellje e mirë nga i burgosuri do shkojë në 2 vite burg.

“Akuza nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur, gjykimi i shkurtuar ngel në vlerësimin e gjykatës ku është 3-4 vite burg, ku në rastin konkret prokurori do të kërkojë 4 vite burg dhe nëse bëhen sjellje e mirë nga i burgosuri do shkojë në 2 vite burg. Fillimisht nenet e ngjarjes i vendos oficeri gjyqësor, ku kalohen në prokurori pastaj në gjykatë, që kualifikimi i veprës penale mund të lihet siç është thënë dhe deri në fund akuza edhe mund të ndryshojë”, tha avokati.

Nevaldo Hajdaraj Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.