Ditën e djeshme pati të shtëna me armë zjarri në lokalin e natës “Duplex” në qendër të Prishtinës. Mësohet se Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex-it” gjuajtën me armë zjarri në hyrje të klubit të natës, ku plagosën 4 persona.
Kush është Astrit Mehmeti?
Mediet kosovare shkruajnë se Astrit Mehmeti i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të jetë personi që shtiu me armë zjarri mbi rojet e klubit. Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në të tilla ngjarje në kryeqytetin kosovar. Rreth tre muaj më parë, ai u ndalua nga Policia, pasi u akuzua për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë. Në ngjarjen e djeshme ai ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur. Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panik te qytetarët e pranishëm.
