Misioni i ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit do të drejtohet nga një emër i njohur për politikën shqiptare, Audrey Glover. Britanikja është shumë i njohur për protagonistët e politikës shqiptare në këto 30 vite. Për herë të parë në Shqipëri, Glover vëzhgoi zgjedhjet e vitit 1996. Në ato zgjedhje fitoi Partia Demokratike, por pati shumë kontestime nga opozita dhe situata agravoi deri ngjarjet e vitit 97’.
Berisha e përfshiu ambasadoren britanike në listën e njerëzve të “padëshirueshëm”, për shkak raportit te hidhur të saj për zgjedhjet.
Por, hija e Glover do përndiqte Berishën edhe në procesin zgjedhor të 2009 dhe të 2015. Hera e fundit kur ambasadorja britanike shkeli në Shqipëri ishte gjatë monitorimit të zgjedhjeve lokale të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Këtë herë nuk ka bojkot, por përçarje të thellë në kampin blu.
Sali Berisha merr pjesë në garën vendore përmes kandidatëve që i ka strehuar tek aleatët e tij, por fati e do që ai të përballet sërish me britaniken Glover që dikur e shpalli “armike”.