Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se akuzat e ngritura ndaj tij nga Departamenti i Shtetit të SHBA janë “shpifje publike” dhe se avokati i tij po përgatit padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ish-kryeministri iu shmang dy herë.
Jean-yves le Borgne rezulton të jetë një nga avokatët më të kërkuar në Evropë, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan,Carlos Ghosn.
Ai cilësohet si avokati i personaliteteve, dhe madje nuk arrin që t’i numërojë klientët e tij të fuqishëm që ka mbrojtur në gjykatë. I diplomuar për filozofi, Jean-Yves Le Borgne ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë.
Ajo që spikat është se ai e përshkruan veten si një “Gaullist i majtë”, ndërkohë që duhet të mbrojë ish-kryeministrin Berisha që në vendin tonë përfaqëson të djathtën.
