TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

5 shenjat që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

23:35 / August 18, 2022

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Kush është Damir Fazlliç, personazhi kryesor i akuzuar nga britanikët, si e futi Berisha në Këshillin e Sigurisë nipin e njeriut të besuar të Millosheviçit

12:54 / July 23, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ditën e djeshme zyrtarisht “Non Grata” nga Britania e Madhe. Kreu “i Foltores” tha se në një letër të dërguar nga zyrtarët britanikë, i kishin njoftuar se vendimi ishte bazuar te lidhja e tij me krimin dhe mbrojtja që i kishte bërë biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike, të cilin e zbardhi vetë Sali Berisha. Vite më parë kur qeveriste Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç u shfaq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë krah ish-kryeministrit.

Berisha i vuri në dispozicion Këshillin e Sigurisë

Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri nga Sali Berisha. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë së Berishës dhe të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj. Damir Fazlliç tregoi forcën e tij, ndërsa vuri në rresht të gjithë institucionet shqiptare. Ministria e Drejtësisë mësyu Prokurorinë e Tiranës, ku tentoi të sekuestronte dosjen e Fazlliçit me forcë. Deri këtu kishte arritur varësia e qeverisë ndaj Fazlliçit. Fazlliç, me ftesë të Sali Berishës ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Tiranë. Ky ishte edhe skandali më i rëndë kombëtar në atë kohë.

Shfaqja e Fazlliç

Po si u shfaq Fazlliçi në Shqipëri? Biznesmeni serbo-boshnjak, me nënshtetësi britanike (lindur në vitin 1975) u kontraktua nga kompania BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. I lidhur fort me selinë blu, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD-së, Fazlliçi krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Sipas deputetit Erion Braçe, më 10 shtator të vitit 2007, ai krijoi një kompani të re në Tiranë, të gjashtën, ALPHA, regjistrimin e së cilës e bëri me një prokurë të posaçme me avokate Joana Qeleshi, në institucionet e shtetit figuronte si punonjëse e avokates tjetër Flutura Kola, ish-ortake e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha (Malltezi).

Lidhja me Berishën

Fazlliç i prezantoi Berishës ish-drejtorin e sigurisë së brendshme të SH.B.A, Tom Ridge. Duke fituar 500,000 dollarë në një vit, Ridge zbuti marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Tiranës, ndihmoi Shqipërinë në anëtarësimin në NATO dhe qe këshilltar kyç në çështjet ekonomike, të tilla si nënshkrimi i një kontrate të debatueshme për ndërtimin e një rruge me kompaninë amerikane Bechtel. Fazlliç pretendon se ai nuk mori asgjë për punën e tij krahas BGR dhe Ridge në Shqipëri. Boshnjaku ka thënë kohë më parë se vijonte të “bëjë biznes” me Ridge, të cilin e përshkruan si një “mik shumë të shtrenjtë”.

Më 2 tetor 2008, Fazlliç u rrëmbye nga një lokal i vogël në Bosnjë nga policë të maskuar, duke shkaktuar tërmet politik 400 kilometra më larg, në Tiranë, dhe një seri ngjarjesh pasuese. Biznesmeni pretendoi se qe gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar, një dëshmitar i pafajshëm në arrestimin e të njohurit të tij, Naser Oriç, një i dyshuar për krime lufte dhe zhvatje, i cili po qëndronte në tavolinën ngjitur në një restorant. Berisha i frikësuar vendosi ta sjellë Fazlliçin në Tiranë për një intervistë me mediat, në përpjekje për të pastruar emrin e vet dhe të tijin.

Prokuroria

Por pa dijeninë e Berishës, prokuroria pati hapur një hetim për pastrim parash kundër Fazlliçit. Kur prokurorët dëgjuan se shënjestra e tyre pati mbërritur me një avion privat, ata lëshuan urdhrin e thirrjes për të marrë në pyetje Fazlliçin, por serbo-boshnjaku arriti të largohet nga vendi pa u ndaluar. Ish-prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, u vu nën presion gjatë hetimit. Fazlliç beson se akuzat kundër tij qenë një komplot për të destabilizuar regjimin e Berishës, komplot i udhëhequr nga kryeprokurorja Ina Rama dhe John Ëithers, në atë kohë, ambasador i SHBA-së në Tiranë. Hetimi u rrëzua kur kërkesat për dokumente nga Qipro dhe Bosnja mbetën pa përgjigje dhe provat e mbledhura nuk u paraqitën kurrë në gjykatë, diçka për të cilën Fazlliçit i vjen keq për shkak se në këtë mënyrë nuk qe në gjendje të pastronte tërësisht emrin e tij.

Fazlliç dhe Berisha

Thonë se ai nuk kishte biznes me shtetin e Shqipërisë dhe nuk përfitoi nga lidhjet e tij politike. Por emaile të reja mes Fazlliçit dhe partnerit të tij amerikan në biznes, Meridian Telecommunications LLC, zbuluan se ai aktivisht po punonte me kompaninë Albtelekom, në atë kohë nën pronësi shtetërore, si dhe në heshtje po përpiqej për kontrata të tjera shtetërore. Fazlliç, me të shkuarën të mbushur me hetime kriminale, duket se e ka ndërtuar biznesin e tij duke ecur në këtë vijë të hollë ndarëse. Gjithë këto skandale që treguam qartë lidhjet e Berishës me Fazlliçin, duket se janë “qepur” mirë nga britanikët që e shpallën “Non Grata”. / Sot

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022

Vasili: Rama kërkon t’iu heqë shqiptarëve të drejtën e lëvizjes pa viza 

21:27 / August 18, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022

Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë

21:01 / August 18, 2022
Raporto Tani
Te fundit

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

5 shenjat që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

23:35 / August 18, 2022

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.