Përfaqësuesit e dy partive opozitare PD dhe LSI u ulën sot bashkë me Damian Gjiknurin e Rudina Hajdarin në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore.
Gazetari Robert Rakipllari ka treguar sot se personi kyç që ka ulur palët në bisedime ka qenë ambasadori i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman.
“Unë di që bazamenti i kësaj që është arritur sot, është një lloj pakti i detyruar për të nisur diskutimin për rregullat e lojës. Opozita ka ndjekur një strategji të caktuar dhe tani jemi në këtë situatë. Bazamenti i kësaj historie është rezoluta e parlamentit gjerman. Proçesi ka vijuar, unë di që në një tryezë që është bërë në Sheraton për reformën zgjedhore ku ka shkuar edhe Ivi Kaso ka patur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Zoti Palmer ka patur një bisedë me zotin Basha për këtë takim. Së fundmi negociatori kryesor që ka ulur palët është ambasadori britanik”, është shprehur Rakipllari në Opinion.