Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është grabitësi i “Range-t” në Rinas, çau çelësin e derës dhe e ndezi me program kompjuterik. Dy të tjerë u vodhën në Vorë

16:12 / June 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1686750839xhaka 983
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky që shihni në këtë foto është Bledi Haka, 42 vjeç, person me precedent penalë.

Pak ditë më parë, ai hyri brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe u drejtua tek parkingu me mision vjedhjen e një makine.

I riu, që mban në krah një çantë marsup futet në parking dhe pikas një automjet “Range Rover” në pronësi të një biznesmeni nga Elbasani, i cili ishte larguar jashtë vendit.

Autori arrin të çajë pjesën e çelësit të makinës dhe futet brenda. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se 42-vjeçari ndezi makinën dhe u largua, por u kujdes që të ndezë një pajisje bllokues GPS-i, e cila e bëri të vështirë gjurmimin e policisë.

Makina u gjet më vonë pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, në të gjithë itinerarin që kishte kryer hajduti, i cili e parkoi në garazhin e një pallati në zonën e Astirit. Hetuesit dyshojnë se makina do të përdorej në vijim nga Haka për ngjarje kriminale.

Atë ditë u shpall në kërkim pronari i garazhit Ernis Morinaj, i cili dyshohet bashkëpunëtor, por policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë. Ai dhe Bledi Haka nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, referuar sistemit TIMS. Burime të policisë bëjnë me dije se javët e fundit rezultojnë të vjedhura edhe dy makina të tjera “Range Rover” në territorin e Komisariatit të Vorës. Bledi Haka rezulton me precedent të theksuar kriminalë të mëparshëm.

Në maj ai 2020 u arrestua bashkë me një person tjetër pasi policia i gjeti armë me vete. Një vit më herët në 2019-ën iu gjetën armë dhe para në makinë, ndërsa në 2012-ën Bledi Haka mbeti i plagosur në ambientet e një lokali në Tiranë, pas një sherri masiv mes disa personave për shkak të një borxhi bastesh.

Përdorimi i makinave të vjedhura në ngjarje kriminale është kthyer në një fenomen shqetësues pasi në shumicën e rasteve vonon zbardhjen e ngjarjeve kriminale por shpesh pamundëson edhe zbulimin e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.