Bashkia e Përmetit bën apel të fortë për qytetarët e saj pasi iu shtua hartës së të prekurve me koronavirus në vend.
Sipas njoftimit të bashkisë bëhet fjalë për një muzikant i cili është karantinuar bashkë me familjen e tij.
Lajm urgjent/ SHËNOHET RASTI I PARË ME COVID
Zyrtarisht sot, Përmeti i shtohet hartës së të infektuarve me Coronavirus. Një prej muzikantëve përmetarë tashmë është karantinuar së bashku me familjen e tij. Nuk ka vend për panik por mos harroni të përdorni maskat dhe higjenë personale të duarve!
