Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kush është ish-zyrtari që iu vendos tritol në banesë! Flasin të afërmit: U tmerruam

14:02 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirtol ne banese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi tritoli iu vendos para banesës së një 44- vjeçari, ish-inspektor i Pyjores, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi u akuzua pak muaj më parë për “Shpërdorim detyre”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku tritoli ka shpërthyer gjatë natës, por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Arben Xhukellari është pronari i banesës ku është vendosur tritoli – një person që ishte në arrest shtëpie. 44-vjeçari ka punuar në Bashkinë e Pogradecit, në sektorin e Pyjores si inspektor, kohë kur edhe u akuzua për shpërdorim të detyrës. Si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan muret e jashtme të banesës, dera, si dhe disa dritare.

“Më datë 13.03.2022, rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme të banesës. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia.

Sipas deklarimeve të familjes, ai nuk ka pasur konflikte me njeri. “Shpërthimi ishte i fortë, u tmerruam. Policia ka ardhur shumë shpejt dhe kanë bërë të gjitha matjet dhe punën e tyre. Nuk kemi konflikte me njeri. Arbeni është mjaft i respektuar në fshat dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd as në fshat e as kudo tjetër. Edhe vetë Arbeni ka deklaruar se nuk ka konflikte. Përveç terrorit të shkaktuar nga shpërthimi i fortë dhe terrorizimit të fëmijëve dhe familjes, nuk ka pasur lëndime në njerëz”, u shpreh Avni Xhukellari, kushëri i Arben Xhukellarit.

Fatmirësisht, nga lënda plasëse u dëmtua vetëm pjesa e jashtme e banesës, ndërsa ende nuk ka një të dyshuar konkretë për ngjarjen dhe arsyen e shpërthimit. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.