Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

17:19 / August 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejdiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bekim Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Lajmin e dhanë dy partitë, në pasditen e 31 gushtit.

Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, shkruan Radio Europa e Lirë. 

Që nga viti 2002, është profesor në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

Sejdiu ka shërbyer edhe si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai u emërua në këtë pozitë në vitin 2015 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në vitin 2021, dha dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese dhe iu rikthye angazhimit akademik. Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu kishte mbajtur poste në diplomacinë e Kosovës.

Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi dhe më pas si konsull i përgjithshëm në Nju Jork. Karriera e tij akademike është e lidhur kryesisht me të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sejdiu ka përfunduar studimet në fushën e drejtësisë dhe ka ndjekur studime pasuniversitare në marrëdhënie ndërkombëtare dhe të drejta të njeriut.

Emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes gjatë takimeve për çështjen e presidentit midis LVV-së dhe LDK-së, në kuadër të bisedimeve për gjetjen e një kandidati për president të Kosovës.

Zgjedhja në këtë post do ta bënte Sejdiun presidentin e shtatë të Kosovës nga shpallja e pavarësisë. Sejdiu është i martuar me Alberie Rraci Sejdiun, mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me të cilën ka tre fëmijë.

BEKIM kandidati kosoves president sejdiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026

Trump sulmon ashpër Iranin: Një komb i dështuar, lidershipi në rrëmujë totale

15:20 / August 31, 2026

Arrihet marrëveshja LVV-LDK: Bekim Sejdiu kandidat për President

14:27 / August 31, 2026

Kurti dhe Abdixhiku drejt marrëveshjes për presidentin? Në pikëpyetje votat në Kuvend

13:01 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.