Ditën e sotme në emisionin ”Vizioni i Pasdites ishte i ftuar ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu. Në një rrëfim për veten dhe për angazhimin e tij politik Klevisi nuk ka nguruar të japë opinionin e tij mbi disa nga figurat politike në vend. Kur në ekran u shfaq Majlinda Bregu, Balliu surprizoi me përgjigjen e tij.
“Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di çfarë të them, por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”.
Nga ana tjetër ish deputeti i Partisë Demokratike nuk ka preferuar të flasë për Rudina Hajdarin, ndërsa për Elisa spiropalin ai u shpreh: “Kjo është në qejf të vet pastaj, për sa kohë ka Skëndërbeun është në punë të vet s’është se kam ndonjë koment për të.
E kam takuar, kur kam qenë në parlament por as nuk e njoh dhe as s’kam çfarë them sepse më duket njeri bosh. Është si njeri transparent që nuk sheh diçka aty, ka përfunduar Klevisi.