Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush është lidhja mes grabitësit të vrarë në Rinas dhe Klement Balilit?

19:58 / April 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klement Balili 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëshortja e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur të martën në Rinas, rezulton se ka miqësi në rrjetet sociale me Klement Balilin, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit.

Prokuroria vendosi që bashkë me pasuritë e tij do të sekuestrohen dhe pronat e Aleksandër Murataj dhe Ilir (Can) Murataj, dhe të Albana Alidhima. Sipas njoftimit nga organi i akuzës mësohet se janë konfiskuar 300 mijë eurove si prova materiale, por dhe makina e pasuri të tjera të paluajtshme, raporton tirananews.al.

94a37a81 4ab2 4a24 83a9 f8fa8e6bf04d

Por kush është Klement Balili? Në vitin 2014 Klement Balili u emërua nga LSI Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës. Një nga nipat e tij u zgjodh në atë kohë kryetar i Bashkisë së Delvinës, nën siglën e LSI-së, ndërsa një vëlla i tij ka qenë gjithashtu koordinar i LSI-së po në Jug të vendit. Pikërisht kjo lidhje e fortë me politikën bëri që mediat greke të shkruanin gjerë e gjatë për të. Në vitin 2016 në Greqi dolën disa përgjime të telefonatave të tij dhe u raportua se një biznesmen nga Saranda ishte kryetari i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, por se kishte mbështëetje të fuqishme politike në vendin e tij. Media zbardhi biseda të Klementit bërë me bashkëpunëtorët e tij në Greqi, për organizimin dhe nisjen e skafit të mbushur me rreth 680 kg hashash drejt Greqisë mesnatën e 6 Majit 2016. Një numër i madh anëtarësh të organizatës u arrestuan në Greqi dhe në disa vende europiane, ndërsa Balili vetë mundi të shpëtojë. CNN grek në atë kohë hyri në polemika me ambasadën shqiptare në Athinë pasi botoi një shkrim në të cilin duke iu referuar burimeve të autoriteteve greke, theksonte se oficerë të policisë shqiptare kishin deklaruar se “baronin shqiptar” nuk mund ta arrestonin për shkak se ai kishte mbrojtje politike ne Tiranë, shkruan tirananews.

Vellai gruaja Murataj

Për herë të parë dhe të fundit Klement Balili u shfaq publikisht në Sarandë, duke mohuar akuzat, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë. Mes institucioneve shqiptare pati një ping pong të gjatë të hedhjes së përgjegjësisë, me policinë e cila deklaroi se kishte kërkuar urdhër arresti nga prokuroria, ndërkohë që kjo e fundit, kishte shpjeguar se nuk mund të vepronte përsa kohë nga hetimi nuk kishin dalë prova për veprimtari të paligjshme në Shqipëri, e se për këtë arsye ishin kërkuar materiale nga pala greke. Dosja për Balilin nga Greqia mbërriti në fund të vitit të shkuar, dhe policia organizoi gjatë muajit dhjetor disa operacione për kapjen e tij, të cilat rezultuan të pasuksesshme. Ai ishte pronar i disa bizneseve, të cilat pas shpalljes së tij në kërkim iu bllokuan. Në këtë kohë e në vazhdim, emri i Balilit u bë kryefjala e deklaratave dhe luftës politike për një kohë të gjatë.

Arrestimi i Klement Balilit ka qenë një kerkesë e vazhdueshme e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, që e përmendte emrin e tij në daljet publike si një ndër peshqit e mëdhenj që s’janë kapur.

Gjatë këtyre viteve Policia e Shtetit ka kryer dhjetera operacione për kapjen e Balilit, por pa sukses.

Dorëzimi i Klement Balilit u bë pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo kishte mbyllur hetimet dhe dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. / tirananews.al


klement balili

Alimadhi Balili Murataj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.