Marsida Qatja, 30 vjeçe, është gruaja nga Kavaja në shtëpinë e së cilës ndodhi dhe ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar dhe një polic u plagos.
Ajo është martuar me tre fëmijë, ndërkohë që bashkëshorti i saj vuan një dënim në Gjermani. Sipas profilit të saj në Facebook, mësohet se Qatja bën një jetë luksoze, ndërkohë që ka një agjenci udhëtimet në Kavajë, “Marsi”.








